Rouhani: Të gjithë zyrtarët mund të kritikohen

09.01.2018 05:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Rouhani: Të gjithë zyrtarët mund të kritikohen

Presidenti iranian Hassan Rouhani tha të hënën se të gjithë zyrtarët mund të kritikohen dhe se protestuesit në Iran janë të shqetësuar jo vetëm për çështjet ekonomike.

Presidenti bëri thirrje gjithashtu për heqjen e ndalimit të vendosur ndaj mediave sociale.

Ndërsa protestat shpërthyen gati dy javë më parë, qeveria vendosi kufizime ndaj aplikacioneve që dërgojnë mesazhe, përfshirë Instagramin dhe Telegram-in. Të dielën autoritetet i hoqën kufizimet ndaj Instagramit, por jo për Telegramin.

Një zyrtar i lartë i sistemit gjyqsor në Iran Hamid Shahriari, tha të hënën se të gjitha figurat udhëheqëse të “trazirave të kohëve të fundit” janë arrestuar dhe se ata do të përballen me dënime të ashpra.

Këto ishin protestat më të mëdha anti-qeveritare që ka parë Irani që nga viti 2009. Iranianët protestuan kundër nivelit të lartë të papunësisë, rritjes së çmimeve të ushqimeve si dhe bënë thirrje për reforma qeveritare. Disa tubime të tjera u zhvilluan në mbështetje të qeverisë.

Si pasojë e protestave të paktën 21 vetë humbën jetën dhe qindra të tjerë u arrestuan.

Udhëheqësit iranianë kanë fajësuar qeveritë e huaja, kryesisht Shtetet e Bashkuara dhe Arabinë Saudite, për nxitje të protestave.

Të premten Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara mbajti një takim të jashtëzakonshëm rreth situatës në Iran, me nxitjen e Shteteve të Bashkuara.

Ambasadorja amerikane në këtë organizatë Nikki Haley, i quajti protestat “një dëshmi të fuqishme të njerëzve të guximshëm të tejngoput me qeverinë e tyre shtypëse dhe të gatshëm të rrezikojnë jetën”.

Në përgjigje ambasadori iranian, Gholamali Khoshroo, tha se mbatja e një takimi të tillë ishte një “diskreditim” për Këshillin e Sigurimit, përballë konflikteve që po ndodhin në Jemen dhe gjetkë në Lindjen e Mesme. Ai së bashku me një numër anëtarësh të Këshillit të Sigurimit, tha se Shtetet e Bashkuara po ndërhyjnë në çështjet e brendshme të Iranit.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Shtëpia e Bardhë refuzon thirrjet për anulimin e samitit Trump-Putin

Shtëpia e Bardhë refuzon thirrjet për anulimin e samitit Trump-Putin

Veseli, Haradinaj e Limaj bashkë me Thaçin në Bruksel, PDK-ja kërkon të vendosë vija të kuqe

Veseli, Haradinaj e Limaj bashkë me Thaçin në Bruksel, PDK-ja kërkon të vendosë vija të kuqe

Dizajnerja Arbresha Hoxha, do të përfaqësojë artin dhe kulturën kosovare në Egjipt

Dizajnerja Arbresha Hoxha, do të përfaqësojë artin dhe kulturën kosovare në Egjipt

Në prag të takimit Trump-Putin

Në prag të takimit Trump-Putin

Pacolli: Kosova dhe Greqia po thellojnë bashkëpunimin, Forumi Ekonomik në mes dy vendeve në vjeshtë

Pacolli: Kosova dhe Greqia po thellojnë bashkëpunimin, Forumi Ekonomik në mes dy vendeve në vjeshtë

Çfarë është Gazjellësi Verior 2 që ngjalli reagimet e Presidentit Trump?

Çfarë është Gazjellësi Verior 2 që ngjalli reagimet e Presidentit Trump?

Punë në komunitet për Rroshin, PD: Rama nuk e ka seriozisht dekriminalizimin

Punë në komunitet për Rroshin, PD: Rama nuk e ka seriozisht dekriminalizimin

Haradinaj optimist për vizat

Haradinaj optimist për vizat

Tahiri për udhëheqjen e dialogut: Thaçi njeriu më i përgatitur, Kurti s’mund të jetë

Tahiri për udhëheqjen e dialogut: Thaçi njeriu më i përgatitur, Kurti s’mund të jetë

Limaj: S’ka ekip negociator, në Bruksel takohemi me Mogherinin dhe kthehemi me lajme të mira

Limaj: S’ka ekip negociator, në Bruksel takohemi me Mogherinin dhe kthehemi me lajme të mira

Ministri i Drejtësisë nuk e di nëse Radojçiq ka probleme me Ligjin

Ministri i Drejtësisë nuk e di nëse Radojçiq ka probleme me Ligjin

Siri: 54 të vrarë nga një sulm ajror

Siri: 54 të vrarë nga një sulm ajror

Kadri Veseli: Ulësja në OKB na bashkon pozitë dhe opozitë

Kadri Veseli: Ulësja në OKB na bashkon pozitë dhe opozitë

Ndërpritet greva e minatorëve të Trepçës, kërkesat plotësohen brenda 90 ditësh

Ndërpritet greva e minatorëve të Trepçës, kërkesat plotësohen brenda 90 ditësh

Banorët e Mramorit kërcënojnë me bllokimin e rrugës Prishtinë-Gjilan

Banorët e Mramorit kërcënojnë me bllokimin e rrugës Prishtinë-Gjilan

Delawie kërkon krijimin e Ekipit Negociator për bisedimet me Serbinë

Delawie kërkon krijimin e Ekipit Negociator për bisedimet me Serbinë