Rotaraktorët ndihmojnë projektin e IQZH-së për skamnorë

29.06.2017 21:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Rotaraktorët ndihmojnë projektin e IQZH-së për skamnorë

Iniciativa Qytetare e Zhegrës (IQZH) tani e katër vite me radhë, realizon projektin e tyre “Ushqim për familjet në varfëri të skajshme”. Që nga atëherë e deri më sot, kjo Iniciativë nuk u ndal për të siguruar dhe shpërndarë, pako me artikuj ushqimor e higjienik, familjeve në kushte shumë të vështira. Fillimisht e kishin nisur me tri familje, dhe tani janë 20 të tilla, që për çdo muaj u dërgohen pako me gjëra ushqimore e higjienike.

Duke parë këtë vullnet të kësaj organizate, Rotarakt Klub “Anamorava”, kishte marr përsipër, që për tërë vitin 2017, t’ua sigurojë, kësaj organizate një artikull, që ajo të ketë më lehtë, apo edhe ato para që do të shpenzoheshin për atë artikull, t’i përdorte për t’i pasuruar pakot me gjëra tjera.

Kështu të rinjtë rotaraktorë të RCT “Anamorava”, ndihmuar edhe nga rotarianët e RC Gjilan, si sponsor të tyre, kishin dhuruar më parë gjysmën e vajit që do t’i duhej IQZH, për gjashtë muajt e parë të vitit 2017, (156 litra), ndërsa sot kanë finalizuar projektin në tërësi duke dorëzuar edhe pjesën tjetër të vajit për gjashtë muajt në vazhdim. (156 litra).

E veçanta e shpërndarjes së sotme është se këtë aksioni të këtyre të rinjve e kanë mbështetur kësaj here edhe RC Gjilani duke siguruar edhe nga 20 qese oriz, 20 qese makarona dhe 20 kavanoz me ajvar, ndërsa vullnetin e mirë të këtyre të rinjve, për punë humane, e ka mbështetur edhe Kompania RC Cola, duke dhuruar 20 paleta me pije freskuese. Po ashtu rotaraktorët kanë sigruar edhe disa thasë me veshmbathje. Të gjitha këto iu janë dorëzuar sot përfaqësuesve të IQZH-së, që ata pastaj bashkë me ndihmën tjetër që e sigurojnë, t’ua shpërndajnë skamnorëve, sipas orarit që e kanë të përcaktuar.

Me këtë rast, rotaraktori Ilmi Hajdini, kryetar themeltar i RTC “Anamorava”, ka thënë se ndihën mirë që me këtë fazë të dytë po e përmbyllin projektin e vajit duke mbajtur kështu premtimin që ua kishin dhënë përfaqësuesve të IQZH-së, se do ti ndihmojnë me sigurimin e një produkti, në këtë rast vajit, për tërë vitin 2017.

Për më tepër, Hajdini ka thënë se gëzon fakti që ndihma e sotme është shtuar, pasi rotarianët e RC Gjilanit, që janë edhe sponsor të tyre, kanë siguruar për sot edhe gjëra ushqimore, si makarona, oriz e ajvar, ndërsa ka falënderua shumë edhe Kompaninë RC Cola, e cila u tregua e gatshme menjëherë për të përkrahur këta të rinj, në këtë projekt të tyre, duke dhuruar pije freskuese.

Përndryshe, rotaraktorët e rinj e kishin filluar këtë projekt duke grumbulluar vajin, nisur nga vetja e tyre, familja e tyre e ngushtë dhe e gjerë dhe në këtë vazhdë edhe rotarianët e RC Gjilanit kishin ndihmuar me para me të cilat është blerë vaji. Projekti është realizuar në dy faza.

Nga ana e tij, Mustafë Jashari, koordinator i IQZH-së e ka vlerësuar jashtëzakonisht shumë gjestin e këtyre të rinjve duke thënë se këta kanë bërë punë të madhe sepse zotimin e tyre e realizuan në tërësi, bile tani në këtë fazë, përveç vajit, kanë sjellë edhe veshmbathje, e janë përkrahur edhe nga RC Gjilani me produkte si orizi, makaronat e ajvari si dhe nga kompania RC Cola, me pije freskuese, për çka u është tepër mirënjohës. Ai tha se edhe ashtu tani me 1 korrik do të bëhet shpërndarja e radhës dhe se kjo ndihmë është më se e mirëseardhur, andaj edhe ndihet tejet mirënjohës ndaj rotaraktorëve, rotarianëve dhe Kompanisë RC Cola.

Përndryshe, Jashari ka thënë se është një shembull i mirë i bashkëveprimit të organizatave dhe po ashtu një shembull i mirë edhe për tërë rininë, sepse të ndihmohen skamnorët është veprim shumë human dhe i çmueshëm.

Aktiviteti i tillë i rotaraktorëve gjilanas është vlerësuar shumë edhe nga Shemsedin Elezi, kryetari i Këshillit të fshatit Zhegër, i cili tha se ka shumë rëndësi të madhe ndihma e përbashkët për skamnorë dhe në veçanti vlerësoi angazhimin dhe rolin e të rinjve në këtë drejtim dhe në veçanti të IQZH-së dhe RCT “Anamorava”, por falënderues u shpreh me këtë rast edhe ndaj RC Gjilanit dhe Kompanisë RC Cola.

           

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


MJEKU NGA FERIZAJ KËRKON 100 MIJË EURO KOMPENSIM

MJEKU NGA FERIZAJ KËRKON 100 MIJË EURO KOMPENSIM

Fero argëtohet me këngët e repereve Melinda dhe Tayna

Fero argëtohet me këngët e repereve Melinda dhe Tayna

Paratë nuk e tundojnë Mourinhon, refuzon 100 milionë euro nga Kina

Paratë nuk e tundojnë Mourinhon, refuzon 100 milionë euro nga Kina

Vedat Muriqi transferohet në Fenerbahçe

Vedat Muriqi transferohet në Fenerbahçe

Me një fustan transparent Morena paralajmëron këngën e re

Me një fustan transparent Morena paralajmëron këngën e re

Melania Trump bëhet me shtatore prej druri në Slloveni

Melania Trump bëhet me shtatore prej druri në Slloveni

Bebe Rexha nuk ka turp, në mënyrë provokuese ekspozon të pasmet

Bebe Rexha nuk ka turp, në mënyrë provokuese ekspozon të pasmet

Loredana publikon këngën më të re, e preferuara e Mozzik

Loredana publikon këngën më të re, e preferuara e Mozzik

Oriolën e fotografojnë nga prapa në banjo, ky detaj merr vëmendje

Oriolën e fotografojnë nga prapa në banjo, ky detaj merr vëmendje

Përfundimisht ka filluar trendi i grimit të cilin e adhurojnë të gjithë

Përfundimisht ka filluar trendi i grimit të cilin e adhurojnë të gjithë

ISH I DASHURI I KYLE JENNER I SHKRUAN ARMELËS SË BIG BROTHER

ISH I DASHURI I KYLE JENNER I SHKRUAN ARMELËS SË BIG BROTHER

Urimi i veçantë i Anitës për Ramushin për ditëlindje: Jam dhurata më e mirë që ke marrë ndonjëherë

Urimi i veçantë i Anitës për Ramushin për ditëlindje: Jam dhurata më e mirë që ke marrë ndonjëherë

UniKKatil e zyrtarizon koncertin në Mitrovicë

UniKKatil e zyrtarizon koncertin në Mitrovicë

Pishinat publike mund të shkaktojnë një numër të madh të infeksioneve

Pishinat publike mund të shkaktojnë një numër të madh të infeksioneve

Miley Cyrus për herë të parë në Kosovë, Serbët nisin komentet plot urrejtje

Miley Cyrus për herë të parë në Kosovë, Serbët nisin komentet plot urrejtje

Miss Serbia çmend të gjithë: Këndon xhamadanin dhe puth hartën e Kosovës në emision (Video)

Miss Serbia çmend të gjithë: Këndon xhamadanin dhe puth hartën e Kosovës në emision (Video)