Rosa e lënduar u dërgua te veterineri, në çantën e shpinës së turistit (Video)

E publikuar: 25/08/2018 20:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Alex Drew dhe Natalie Roberts ndaluan biçikletat pranë një kanali në Straffordshire të Anglisë, kur e panë një rosë, që ‘nuk lëvizte normal’.

Kur panë se shpeza ishte e lënduar, vendosën ta fusin në çantë për ta dërguar në qendrën më të afërt të veterinarisë, transmeton Telegrafi.

“Përpëlitej e pashpresë nëpër barë dhe nuk po mund të ngrihej në këmbë, andaj e kapa për ta ndihmuar. Menjëherë shtriu kokën dhe u rehatua në prehrin tim” ka thënë Roberts.

Sipas turistëve, rosa është kënaqur derisa qëndronte në çantë dhe shikonte ambientin për rreth.

“Ishte e lënduar rëndë dhe veterinerët vendosën ta injektojnë, që të mos e lënë të vuante më. Nuk ishte një përfundim i lumtur, por ndjehemi mirë që luajtën rolin tonë” ka përfunduar tregimi i saj. /Telegrafi/