Rooney drejt Kinës? Mourinho e sponsorizon

E publikuar: 23/01/2017 21:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Me atë gol fantastik ndaj Stoke City-it në fundjavë Wayne Rooney është shndërruar në njeriun e momentit te Manchester United. 31-vjecari arriti kuotën e 250 golave me Djajtë e Kuq duke kaluar një legjendë të klubit nga Old Trafford si Boby Charlton. Rooney hyri në historinë e United, duke u shndërruar në golashënuesin më të mirë të të gjitha kohërave te Red Devils, por ai finalizim ndaj Stoke City-it mund të ketë qenë edhe i fundit për sulmuesin e kombëtares angleze me fanellën e United. Rooney-in e kërkojnë me ngulm në Kinë madje klubi i Guangzhou Evergrande që drejtohet nga Luiz Felipe Scolari është gati të shndërrojë në futbollistin më të paguar në Botë, vetëm e vetëm që 31-vjecari anglez të pranojë të transferohet në kampionatin kinez. Jose Mourinho i ka ndezur dritën jeshile lojtarit për ta vijuar diku tjetër karrierën dhe tashmë gjithcka është në dorë të Rooney-it. Guangzhou Evergrande i ofron një kontratë me një pagë faraonike prej 42 milionë Eurosh në sezon, numërit 10 të United, me Rooney që nëse pranon ofertën, do të linte pas edhe Carlos Tevez në hierarkinë e futbollistëve më të paguar, pasi Apashi rreth një muaj më parë firmosi një kontratë 2-vjecare me Shanghai Shenhua, nga e cila do të arkëtojë 40 milionë Euro në sezon. Mbetet për tu parë se cila do të jetë zgjedhja e Rooney-it, por pasi ka shkruar emrin në librin e rekordeve të Manchester United vështirë se sulmuesi i përfaqësues së tre luanëve do të refuzojë një ofertë të tillë.