Ronaldos s’i interesojnë rekordet e veta: Rëndësi kanë fitoret e Juventusit

E publikuar: 21/07/2020 09:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Cristiano Ronaldo ka insistuar se përderisa rekordet janë të këndshme, më e rëndësishmja është që Juventusi ta fitojë titullin e kampionit, pasi ylli portugez theu rekord si lojtari që arrin t’i shënojë 50 gola në Serie A më së shpejti.

Cristiano Ronaldo e arriti shifrën prej 50 golave në Serie A brenda vetëm 61 ndeshjeve, me golat e tij të shënuara nga fitoren e Juventusit me rezultat 2:1 kundër Lazios në Torino, të hënën, transmeton Gazeta Express.

Pesë-herë fituesi i Topit të Artë i shënoi dy gola brenda tre minutave në pjesën e dytë të ndeshjes, për ta afruar kështu Juventusin te titulli i nëntë radhazi i Serisë A.

Ish-ylli i Real Madridit dhe Manchester Unitedit u bë gjithashtu edhe lojtari i parë që arrin t’i shënojë 50 ose më shumë gola në tri ligat më të mëdha të Evropës – Serie A, La Liga dhe Premierliga.

“Rekordet janë gjithnjë shumë të rëndësishme, por gjëja më e rëndësishme është që skuadra të fitojë”, u shpreh Ronaldo pas ndeshje, në një intervistë të dhënë për Sky Sport Italia.

“Ne jemi një skuadër fenomenale dhe e dëshmuam këtë sërish, edhe pse ne gjithmonë duam të përmirësohemi dhe ta ngremë nivelin”.

“Këto gjëra janë të këndshme, por Këpuca e Artë është një proces i natyrshëm që vjen si pasojë e golave të shënuara për t’ia dhënë fitoren skuadrës tënde”.