Ronaldo: Unë i famshëm, por ju jeni heronj – unë jam me juve(Video)

E publikuar: 24/12/2016 15:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ylli i Real Madridit me anë të një mesazhi në Facebook ka shprehur përkrahjen e tij për të prekurit nga konflikti në Siri, duke i cilësuar fëmijët atje si heronj të vërtetë.

“Përshëndetje. Kjo është për fëmijët e Sirisë. E di që ju keni vuajtur shumë dhe ende po vuani. Unë jam një lojtar shumë i famshëm, por HERONJTË E VËRTETË JENI JU. Mos e humbni shpresën. Bota është me ju. Ne shqetësohemi për ju. Unë jam me ju”.