Ronaldo rrezikon suspendim të gjatë, ndërsa ndaj Messit nuk u ndërmor asgjë

E publikuar: 14/08/2017 13:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Cristiano Ronaldo shprehu pakënaqësinë e tij ndaj njeriut që ndau drejtësinë në ‘El Clasicon’ e të dielës mbrëma duke e shtyrë pasi e përjashtoi me karton të kuq.

Në fakt, superylli i Real Madridit ishte ndëshkuar me një karton të verdhë kur e festoi golin me heqje të fanellës, ndërsa më pas u ndëshkua me një tjetër për simulim.

 Kjo bëri që ai të përjashtohej, ndërsa veprimi kundrejt gjyqtarit mund ta ndëshkojë me suspendim deri në 12 ndeshjes.

Në ndërkohë, në YouTube menjëherë është rikujtuar një rast i ngjashëm kur Lionel Messi e kishte shtyrë gjyqtarin.

Ishte ‘El Clasico’ e sezonit 2008/2009 kur superylli i Barcelonës bëri një veprim të ngjashëm, mirëpo gjyqtari nuk ndërmori asnjë veprim.

Asokohe, Messit nuk i kishte pëlqyer pengesa që i bëri gjyqtari, gjë që pasoi me humbjen e topit dhe akordim të goditjes së lirë për Realin.

Mirëpo, shtyrja që i bëri sulmuesi Barcës gjyqtarit mbeti i pandëshkuar dhe ai nuk pati kurrfarë pasoje nga ai veprim. /Telegrafi/