Ronaldo – Perezit: Blije Hazardin, jo Kanen  

E publikuar: 20/03/2018 08:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Cristiano Ronaldo ka shqetësime rreth planeve të transferimeve të presidentit Florentino Perez këtë verë dhe i ka dhënë disa këshilla atij.

Mbretërit janë të interesuar të bëjnë investime të mëdha në skuadër për sezonin e ri, ku faza më e përfolur është ajo sulmuese, ku BBC-ja nuk ka më produktivitetin e mëparshëm.

Por, Ronaldo i ka thënë presidentit Perez se ai nuk ka nevojë të blejë një qendërsulmues të ri, pavarësisht se bisedimet janë në një fazë të avancuar me sulmuesin e Tottenhamit, Harry Kane dhe Robert Lewandowskin e Bayern Munichut.


Tottenhami i kërkon Realit 200 milionë euro për Kane, Perez i gatshëm të ofrojë para dhe dy lojtarë në këmbim
Tottenhami i kërkon Realit 200 milionë euro për Kane, Perez i gatshëm të ofrojë para dhe dy lojtarë në këmbim

Në vend të kësaj, Ronaldo beson se Reali duhet të kërkojë të nënshkruajë me një sulmues anësor të klasit të lartë, një lojtar që mund të punojë dhe ta shërbej me topa portugezin.

Ronaldo nuk e do Kanen në skuadër!

Ronaldo mendon se tani ai është i gatshëm të luajë nga sezoni i ardhshëm si një qendërsulmues për Realin dhe drejtuesit nuk duhet të shikojnë për këtë pozitë.


Perez i ofron Chelseat para plus njërin nga tre yjet e klubit për Hazardin
Perez i ofron Chelseat para plus njërin nga tre yjet e klubit për Hazardin

Sipas mediumit Don Balon,Ronaldo i ka sugjeruar disa emra që Perez duhet të ndjekë, përfshirë Paulo Dybalan (Juventus), Goncalo Guedese (Valencia, në huazim nga PSG) dhe madje Eden Hazardin (Chelsea), i cili është i preferuari i tij.

Ronaldo po argumenton te drejtuesit se Reali do të bënte një hap më të madh në përmirësimin e skuadrës duke nënshkruar me një sulmues të tillë të zhdërvjellët, më shumë sesa një qendërsulmues për të vepruar kryesisht si rezervë e tij. /Telegrafi/

The post Ronaldo – Perezit: Blije Hazardin, jo Kanen   appeared first on Telegrafi.