Ronaldo nuk mund të fshihet! (Foto)

E publikuar: 23/12/2016 18:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Daljen e parë publike e bënë vetëm gjatë muajit të kaluar, por tashmë Ronaldo duket më i dashuruar se kurrë me Georgina Rodriguez.

Ylli 31-vjeçar portugez edhe pse ka dashur që t’i shmanget kohët e fundit fotografëve kur është nën shoqërinë e të dashurës së tij, mbrëmjen e së enjtes nuk e ka arritur një gjë të tillë.

Çifti është fotografuar në një nga restorantet më luksozë të Madridit teksa ishin së bashku në një darkë romantike.

Marrëdhënia e tyre duket se po funksionon më së mirë, ndërsa janë fotografuar së bashku teksa shkëmbejnë edhe puthje.