Ronaldo, njeriu i derbive lokalë

E publikuar: 16/12/2018 00:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Cristiano Ronaldo shënoi në derbin e tij të parë lokal në Serie A, Juventusi fitoi 1-0 ndaj Torinos.

Kështu portugezi vazhdoi formën e mirë në kampionat, deri më tani ka shënuar 12 gola dhe ka asistuar pesë herë.

CR7 në përjashtim të derbit lokal në Lisbonë (një paraqitje), ka shënuar në gjithë të tjerët.

Sa ishte pjesë e Manchester Unitedit ai luajti 11 ndeshje ndaj Manchester Cityt ku shënoi katër gola gjithsej.

Te Real Madridi qëndroi më gjatë dhe me formën fantastike që kishte ishte thjesht makthi më i keq i Atletico Madridit. Portugezi shënoi 22 gola me Los Blancos në 31 paraqitje ndaj Atleticos.

Në Torino shënoi në ndeshjes e tij të parë dhe kështu bilanci i tij total është 27 gola në 44 derbi lokalë.

Përkundër viteve (33) Ronaldo nuk e ka ndërmend të ndalet, vazhdon të jetë vendimtar, në mes të tjerave goli i tij ndaj Torinos ishte numër 5000 i Juves në histori të Serie A. /Telegrafi/