Ronaldo, nga 103 penallti të ekzekutuara, 16 të humbura

E publikuar: 22/02/2016 09:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Cristiano Ronaldo nuk arriti dot të shënonte nga pika e 11-metërshit të dielën ndaj Malagas dhe kjo ishte penalltia e 16 që sulmuesi i Real Madridit ka humbur në karrierën e tij profesioniste.

Cristiano Ronaldo humbi një penallti të dielën, në barazimin 1-1 të Realit të Madridit ndaj Malagas, e cila ishte e 16 në karrierë që ai ka humbur, nga 103 11-metërshat e ekzekutuar.

Kjo do të thotë që portugezi ka humbur 15.5% të penalltive që ka goditur deri më sot. Vetëm në kampionatin spanjoll ai ka humbur 7 të tilla.

Penalltia e mëparshme e humbur daton në 30 dhjetorin e vitit të kaluar, kundër Real Sociedadit.