Ronaldo: Nëse të gjithë do të ishin në nivelin tim, ne do të ishim liderë

E publikuar: 28/02/2016 12:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Cristiano Ronaldo ka reaguar pas humbjes së Real Madridit ndaj rivalëve lokal Atletico duke pohuar se Los Blancos-it do të ishin ‘ndoshta’ në krye të La Liga – në qoftë se të gjithë shokët e tij do të luanin po aq mirë sa ai.

Portugezi ka dhënë një intervistë të jashtëzakonshme për shtyp në Bernabeu pas humbjes – e cila bëri që Atletico të bëhet ekipi i parë në historinë e La Ligas që fiton tre ndeshje të njëpasnjëshme në stadium.

Rezultati do të thotë që ekipi i Zinedine Zidane është tani nëntë pikë pas katalonasve të cilët gjithashtu kanë një lojë në dorë, më këtë humbje mbretërit ndoshta i dhanë fund aspiratave të tyre për titull.

Megjithatë, Ronaldo tha se kjo nuk do të ndodhte nëse shokët e tij do të zotëronin talentin që ai ka.

“Ne kishim më shumë shanse se ata dhe merituam të fitonim”, tha ai. “Ne e dimë se situata është e vështirë, por ne duhet të vazhdojmë.

“Ne s’do të heqim dorë. Kur mungojnë lojtarët më të mirë, është e vështirë fitorja. E kur nuk janë Karim, Pepe dhe Bale, komplikohet çdo gjë.

Më pëlqen të luaj me Karim, Bale, Marcelo. Unë nuk jam duke thënë që të tjerët janë lojtarë më pak të mirë. Për shembull, Danilo ishte lojtari më i mirë në fushë sot.

Por nëse të gjithë do të ishte në nivelin tim, ndoshta ne do të udhëhiqnim”.