Ronaldo: Më pëlqen VAR-i, duhet ta mirëpresim

E publikuar: 29/12/2018 21:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Juventusi arriti fitore ndaj Sampdorias me rezultat 2-1 në Serie A fal një gol të anuluar mysafirëve në minutat shtesë të ndeshjes.

Gjyqtari kryesor shikoi VAR-in dhe vendosi që goli të anulohet për shkak të pozitës jashtë loje dhe normalisht që kjo shkaktoi debate në media dhe mes tifozërive, se ishte apo jo.

CR7 nuk e komentoi rastin në fjalë, por është i lumtur që në kampionatin elitar italian gjyqtarët mund të konsultohen me teknologjinë.

Momenti kur lajmohet aplikimi i VAR-it në ndeshje (Foto: Tullio M. Puglia/Getty Images/Guliver)

“Skuadra po bën mirë, ne kemi pasur një gjysmë sezon fantastik, por ne duhet të vazhdojmë të punojmë në mënyrë që të sigurohemi që të kemi këtë formë edhe në gjysmën tjetër të sezonit”.

“Më pëlqen VAR-i, sepse ka vendime të vështira për gjyqtarin dhe ne duhet të mirëpresim çdo gjë që ia bën punën me të lehtë”, ka thënë Ronaldo për Sky Sport Italia.

Aktualisht Juve është në vendin e parë me 54 pikë, kurse Sampdoria në pozitën e me 29 pikë.

Ndeshja e ardhshme e Zonjës së Vjetër është kundër Chievos. /Telegrafi/