Ronaldo largohet nga Real Madridi: Si do të mbahet mend nga tifozët e Los Blancos

E publikuar: 11/07/2018 05:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Cristiano Ronaldo ka kaluar nëntë vite të paharrueshme te Real Madridi, ndërsa nga sezoni i ri do të luajë për Juventusin.

Superylli portugez u transferua në Santiago Bernabeu në vitin 2009 nga Manchester Unitedi si një anësor fantastik, ndërsa largohet si një ‘vrasës’ para portës. Aq shumë rekorde ka vënë ky lojtar, saqë është vështirë nga të fillohet. Më poshtë jua sjellim disa të dhëna për të cilat ai do të mbahet mend nga tifozët e Los Blancos.

Rekordet që i mban Ronaldo

Cristiano Ronaldo ishte jashtëzakonisht i suksesshëm te Real Madridi (Foto: Getty Images)

Total me klube dhe individuale
Më së shumti gola nga garat e UEFA-s: 123
Më së shumti gola në Ligën e Kampionëve: 120
Më së shumti gola në një sezon të Ligës së Kampionëve: 17 (2013/14)
Më së shumti finale të fituara në Ligën e Kampionëve: 5
I vetmi lojtar që ka shënuar në tri finale të Ligës së Kampionëve
I vetmi lojtar që ka shënuar në të gjitha gjatë ndeshjet grupore të Ligës së Kampionëve
I vetmi lojtar që ka shënuar në 11 ndeshje radhazi në Ligën e Kampionëve
I vetmi lojtar që i ka shënuar 10 gola një klubi të vetëm (Juventus) në Ligën e Kampionëve
Më së shumti gola me Real Madridin: 450
Më së shumti Këpucë të Arta: 4 (rekord që e ndan me Lionel Messin)
Më shpesh i shpallur lojtari më i mirë sipas UEFA-s: 4
Më së shumti Topa të Artë të fituar: 5 (rekord që e ndan me Lionel Messin)
Më shpesh i shpallur lojtari më i mirë nga FIFA: 5 (rekord që e ndan me Lionel Messin)
Prezenca më e shpeshtë në Ekipet e vitit të UEFA-s: 12 (2004, 2007–2017)

Rekordmeni portugez (Foto: Getty Images)

Me kombëtaren e Portugalisë

Më së shumti paraqitje në Kampionate Evropiane: 21

Më së shumti paraqitje në Kampionate Evropiane dhe Botërore të kombinuara: 38 (po aq sa Bastian Schweinsteiger)

Më së shumti gola në Kampionate Evropiane: 9 (aq sa Michel Platini)

Më së shumti gola në Kampionate Evropiane duke përfshirë fazën kualifikuese: 29

Më së shumit gola në fazat kualifikuese të Kampionateve Evropiane dhe Botërore: 50

Më së shumti paraqitje për Portugalinë: 154

Më së shumti gola për një përfaqësuese evropiane: 85

Pa konkurrencë në Ligën e Kampionëve (Foto: Getty Images)

Golashënuesit më të mirë në të gjitha garat e UEFA-s

1 Cristiano Ronaldo 158

2 Raul Gonzalez 107

3 Lionel Messi 103

4 Klaas-Jan Huntelaar 91

5 Andriy Shevchenko 90

6 Zlatan Ibrahimovic 87

7 Filippo Inzaghi 86

8 Margret Lara Vidarsdottir 84

9 Thierry Henry 81

10 Ricardinho (futsal) 80

Vitet më të lumtura në jetën e CR7

Të panumërta sukseset e tij (Foto: Getty Images)

Nëntë vitet e tij te Real Madridi, Cristiano i ka përshkruar si vitet më të mira të jetës së tij.

“Këto vite te Real Madridi dhe në qytetin e Madridit, kanë qenë ndoshta më të lumturit në jetën time. Kam vetëm ndjenja falënderimi të madh për këtë klub, për këtë pasion dhe për këtë qytet. Dua t’i falënderoj të gjithë ata për dashurinë e madhe që kam marrë”.

“Megjithatë, besoj se ka ardhur koha për të hapur një kapitull të ri në jetën time, prandaj kam kërkuar nga klubi të pranojë transferimin tim. Ndihem ashtu dhe kërkoj nga të gjithë, sidomos nga tifozët që të më kuptojnë”, ka thënë Ronaldo në letrën e tij.

Shumë trofe për CR7 (Foto: Getty Images)

Ndeshje: 438

Gola: 451

Trofe të mëdha: 16

Liga të Kampionëve: 4 (2014, 2016, 2017, 2018)

Gola në Ligën e Kampionëve: 105

Çmimet për lojtarin më të mirë evropian: 3 (2014, 2016, 2017)

Ekipi i vitit sipas UEFA: 9 herë radhazi (2009-2017)

Topa të Artë: 4 (2013, 2014, 2016, 2017)

Këpucë të Arta: 3 (2010-11, 2013-14, 2014-15)

Dominimi evropian

I paarritshëm në Ligën e Kampionëve (Getty Images)

Real Madridi nuk e kishte fituar Ligën e Kampionëve nga viti 2002, mirëpo me superyllin portugez në skuadër, Los Blancos e fituan garën evropiane katër herë në pesë vitet e fundit.

Suksesi i tyre i parë erdhi në sezonin 2013/2014, i njohur si La Decima – trofeu i dhjetë në garën më të madhe evropiane për klube. Në atë sezon, Ronaldo e shënoi golin e katërt në fitoren prej 4-1 që ishte goli i tij i 17 dhe rekord brenda një sezoni në Ligën e Kampionëve.

Dhe pastaj, Mbretërit e fituan edhe tri herë te tjera (2015/2016, 2016/2017 dhe 2017/2018), në ndërkohë Cristiano u shpall edhe kampion Evrope me Portugalinë (2016).

Ronaldo është 20 gola larg vendit të dytë (Lionel Messi) si golashënuesi më i mirë në Ligën e Kampionëve me 120 gola të shënuar në total. Njëherësh, ai mbetet i vetmi që ka shënuar në tri finale.

Cristiano Ronaldo (Fotomontazh: Twitter/Kick Off)

Nëse dikush mund t’i drejtojë Bianconerët drejt triumfit në Ligën e Kampionëve është pikërisht Cristiano Ronaldo. /Telegrafi/