Ronaldo: Kam edhe shumë vite në maje të futbollit

E publikuar: 08/02/2018 09:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Cristiano Ronaldo u bë 33 vjeç të hënën, por superylli portugez është i bindur se ai ka edhe shumë vite në maje të futbollit evropian.

Kapiteni i Portuaglisë i cili u bë 33 vjeç të hënën ka treguar shenja të rënies nga forma këtë sezon për herë të parë në karrierën e tij të shkëlqyer.

Sulmuesi ka shënuar vetëm tetë gola në 17 ndeshje në La Liag këtë sezon, katër prej të cilëve kanë ardhur në dy ndeshjet e fundit, edhe pse ai ka nëntë gola në gjashtë ndeshje në Ligën e Kampionëve.

Por, vet Ronaldo ka hedhur poshtë rënien nga forma dhe thotë se ka aftësi që të mbajë standardet e tij të jashtëzakonshme edhe në të ardhmen.

Ronaldo së bashku me Presidentin e Real Madridit, Florentino Perez

“Në nivel personal, kjo është kohë fantastike për mua. Unë kamk një familje që op rritet dhe jam i lumtur me jetën time”.

“Në nivel profesional, unë kam pasur dy vite shumë të mira ku kam fituar tituj me klubin tim dhe kombëtaren. Unë ndjej se mund të vazhdoj në nivelin më të lartë edhe në vitet në vijim”, potencoi Ronaldo për GQ.

Sipas Ronaldos, për të mbajtur këtë nivel ai duhet të sakrifikojë disa gjëra, pasi tash nuk mund t’i bëjë gjërat që i ka bërë si 20 vjeçar. /Telegrafi/