“Ronaldo ka nevojë të luajë për t’u përmirësuar”

E publikuar: 27/06/2020 10:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ylli i Juventusit do të përmirësohet sa më shumë që luan për Juventusin, thotë Maurizio Sarri.

CR7 shënoi dhe asistoi mbrëmë në fitoren 4-0 kundër Lecces, paraqitje pozitive që e ka gëzuar edhe trajnerin e Zonjës së Vjetër.

Ai tani ka shkuar në kuotën e 23 golave në Serie A, teksa kritikat për të nuk janë ndalur në këtë fillim të rinisjes së sezonit.

“Ronaldo ka nevojë të përmirësohet pas pushimit dhe po e bën këtë ndeshje pas ndeshje”, u shpreh Sarri.

“Ai ka nevojë që të luajë. Në të ardhmen do të gjejmë një mënyrë për ta ruajtur atë për disa ndeshje”.

“Ai kujdeset më së miri për trupin e tij dhe vet e di kur është momenti të ndalet dhe të pushojë. Por tani besoj se është shumë mirë. /Front Online/