Ronaldo: Juventusi e meritoi fitoren

E publikuar: 16/12/2018 10:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Cristiano Ronaldo beson fuqishëm se Juventusi ka luajtur më mirë se Torino dhe ka pasur më shumë raste shënimi.

Derbi torinez u vendos nga një panelti e konvertuar nga Cristiano Ronaldo.

Para penaltisë Torino kishte shumë raste të mira shënimi, e madje ishte edhe një rast kontestues për penalti.

Por, Ronaldo nuk ka dyshime për fitoren që ka arritur skuadra e tij.

“Ishte ndeshje e vështirë dhe fusha ishte e keqe, ishte jo normale”.

“Ne kemi shfaqur paraqitje të mirë, kemi luajtur më mirë se Torino, kemi pasur më shumë raste dhe merituam fitoren”, deklaroi Cristiano.

Ai shtoi se është i lumtur që goli i tij është numër 5000 për Juventusin në Serie A, por theksoi se më me vlerë është fakti se ndihmoi që ekipi të fitonte.

Juventusi bindshëm është në krye të Serie A. /Telegrafi/