Ronaldo: I lumtur te Juventusi dhe në Serie A, familja ime është e lumtur në Torino

E publikuar: 06/02/2019 05:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Cristiano Ronaldo ka thënë se është shumë i lumtur që e feston ditëlindjen e tij të 34 me Juventusin, duke e cilësuar aventurën te klubi bardhezi si të mrekullueshme.

Ronaldo ka shënuar 19 gola në paraqitjet e tij të para për Bianconerët.

“Jam shumë i lumtur që festoj këtu në Itali, është shumë e bukur”.

“Unë dua t’i falënderoj tifozët për dëshirat e tyre të ditëlindjes dhe përzemërsinë që më kanë treguar”.

“Unë jam duke pasur një përvojë të mrekullueshme në Juventus dhe jam me fat që luaj në Serie A. Gjithkush më trajton shumë mirë këtu, veçanërisht në Juve dhe më pëlqen shumë Torino: është e bukur dhe e qetë”.

“Familja ime dhe unë jemi shumë të lumtur”.

“Skuadra është në formë të shkëlqyer, jemi mirë, jemi në krye të Ligës dhe në fazat e eliminimit të Ligës së Kampionëve, përveçse se e kemi fituar edhe një trofe. Ne jemi gati për ndeshjet që vijnë”, ka deklaruar Ronaldo./Telegrafi/