Ronaldo gjeti golin nga gjuajtja e lirë pas 45 tentimeve në garat e mëdha

E publikuar: 16/06/2018 01:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Plot 45 herë e kërkoi një gol të tillë – kapiteni i Portugalisë, Cristiano Ronaldo, shënoi më në fund nga gjuajtja e lirë dhe gol ky që siguroi një barazim të artë ndaj kombëtares së Spanjës.

Ronaldo kishte tentuar të shënojë shumë herë. Plot 44 herë më parë, ai tentoi të shënojë gol në një Kampionat Evropian ose Botëror.

Më në fund, ai gjeti një gol të tillë në momentet e fundit të takimit të Grupit B ndaj Spanjës, sfidë kjo e zhvilluar në Sochi.

Kapiteni i Portugalisë dy herë kishte shënuar në Fisht para golit nga gjuajtja e lirë që shtangu të gjithë.

Panoramë, Foto: Getty Images

Ronaldo gjeti këndin e djathtë të De Geas nga një distancë mjaft e largët, ku muri po ashtu nuk ishte i vendosur mirë.

Portugezi mbetet të shihet se si do të performojë në ndeshjet e radhës ku sigurisht do të kërkojë gola të tillë sërish. /Telegrafi/