Ronaldo flet për largimin nga Reali: Nuk u largova për shkak të parave, por për shkak se nuk besonin më në mua – e meritoj edhe këtë vit ‘Topin e Artë’

E publikuar: 29/10/2018 16:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Cristiano Ronaldo këtë verë u largua nga Real Madridi për t’iu bashkuar Juventusit.

Ky transferim bëri bujë të madhe, pasi pak kush e mendonte se Cristiano do ta linte kampionin e Evropës.

Por në një intervistë të gjatë për revistën prestigjioze France Football, ylli portugez ka thënë se u largua nga Real Madridi pasi Los Colchoneros më nuk besonin në të.

“E ndjeva ftohjen nga klubi, sidomos nga presidenti pasi nuk më konsideronin më në të njëjtën mënyrë sikur në fillim”.

“Në katër apo pesë vitet e para në Madrid kisha ndjenjën se jam ‘Cristiano Ronaldo’, por pastaj gjërat ndryshuan pak nga pak”, tha Ronaldo për France Football.

(Photo by Laurence Griffiths/Getty Images)

Portugezi ka akuzuar presidentin Florentino Perez për largimin e tij nga kampionët e Evropës.

“Presidenti më shihte me një sy që nuk donin ta thoshin gjënë e njëjtë, sikur nuk kisha më rëndësi dhe vlera për ta. Kjo situatë më bëri të mendojë largimin”.

“Kur lexoja lajmet se Ronaldo po kërkonte largimin e dija se nuk kishte asgjë të vërtetë dhe mendoja me vete se presidenti nuk donte të më mbante më”, u shpreh Ronaldo.

(Photo by Tullio M. Puglia/Getty Images)

Krejt në fund Ronaldo ka thënë se nuk u largua për para nga Real Madridi.

“Jo nuk u largova nga Reali për shkak të parave, kam mundur të shkojë në Kinë e të fitoja katër apo pesë herë më shumë se te Juventusi”, deklaroi portugezi që tregoi edhe arsyejen pse iu bashkua Zonjës së Vjetër.

“Juventusi më donin me të vërtetë dhe kjo është arsyeja që iu bashkova, jo për para pasi fitoja njëjtë edhe në Madrid”, u shpreh Ronaldo.

(Photo by Laurence Griffiths/Getty Images)

33-vjeçari ka folur edhe për fituesin e ‘Topit të Artë’, për vitin 2018.

“Unë mendoj se e meritoj edhe këtë vit. Ëndërroj ta fitojë edhe këtë vit ‘Topin e Artë’, për herë të gjashtë për ta kaluar Lionel Messin”, përfundoi Ronaldo. /Telegrafi/