Ronaldo fitoi Topin e Artë me rreth 300 vota më shumë se Messi dhe 600 më shumë se Neymari (Foto)

E publikuar: 08/12/2017 00:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Cristiano Ronaldo ka fituar çmimin e madh individual, Topi i Artë, i cili dhurohet nga revista franceze France Football, duke pasur diferencë të konsiderueshme të votave me ndjekësit e tij, Lionel Messi dhe Neymar.

Ylli portugez ka arritur në numrin pesë të trofeve individual të Topit të Artë, duke barazuar kështu rivalin e tij kryesor, Lionel Messin.

Sulmuesi i Realit ishte gjithmonë favorit shkaku i trofeve të fituar në sezonin e fundit me skuadrën, kombëtaren, por edhe golat e shënuara.

Kështu edhe doli pasi Ronaldo e fitoi Topin e Artë me diferencë të konsiderueshme nga ndjekësi i parë Messi dhe i dyti Neymar.

Ronaldo u zgjodh fitues me plot 946 vota të fituara apo 33.76 për qind, duke lënë Messin mbrapa me rreth 300 vota.

Ylli i Barçës në vend të dytë kishte 670 vota apo 23.91 për qind, ndërsa braziliani i Paris Saint-Germain në vend të tretë kishte 361 vota apo 12.88 për qind.

CR7 mposhti edhe një herë Messin në garë për topin e Artë..

Portieri italian, Gianluigi Buffon përfundoi në vendin e katërt në garën për Topin e Artë me 221 vota të mbledhura apo 7.89 për qind.

Vendi i pestë u rezervua nga ylli kroat i Real Madridit, Luka Modric, i cili në këtë garë kishte 84 vota apo 3 për qind të votave. /Telegrafi/

Këto ishin votat për Topin e Artë 2017: