Ronaldo fitoi me diferencë të lartë në përqindje ndaj Messit dhe Neymarit

E publikuar: 24/10/2017 03:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ylli portugez, Cristiano Ronaldo është zgjedhur lojtari më i mirë i vitit 2017 nga FIFA, duke mposhtur në garë Lionel Messin dhe Neymarin.   

Shtëpia më e madhe e futbollit në botë, FIFA, sot (e hënë) në një ceremoni të organizuar në Londër ka ndarë çmimet kryesore për vitin 2017.

Formacioni i vitit, portieri i vitit, trajneri i vitit, goli i vitit dhe shumë çmime të tjera individuale dhe ekipore janë ndarë gjatë kësaj mbrëmje.

Megjithatë, çmimi kryesor ishte zgjedhja e lojtarit të vitit, çmim ky që shkoi për yllin e Real Madridit, Cristiano Ronaldo, përcjell Telegrafi.

Sulmuesi portugez në këtë farë mposhti dy yje tjera të mëdha dhe rival të tij të kahmotshëm si Lionel Messi dhe Neymar.

Por, diferenca në përqindje ishte e madhe nga Ronaldo për dallim nga argjentinasi dhe sulmuesi brazilian.

Ronaldo këtë çmim e fitoi pasi u votua nga 43.16 për qind të votave, për dallim nga Messi që mori 19.25 për qind dhe Neymar me 6.97 për qind.  /Telegrafi/

Cristiano Ronaldo: 43.16%

Lionel Messi: 19.25%

Lionel Neymar: 6.97%