“Ronaldo është dashur të ndëshkohet me 12 ndeshje”

E publikuar: 15/08/2017 00:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Cristiano Ronaldo është dashur të ndëshkohet me 12 ndeshje mos-lojë. Kështu është shprehur ish-gjyqtari i Premierligës angleze, Graham Poll, shkruan “Daily Mail”, përcjell Gazeta Blic

54-vjeçari, i cili konsiderohet si gjyqtari më i mirë në Angli në 25 vitet e fundit, sipas një liste nga ‘Federata Ndërkombëtare e Historisë dhe Statistikave të Futbollit’, ka thënë se Ronaldo ka shpëtuar lehtë.

Graham Poll ka thënë se Ronaldos nuk duhet t’i zvogëlohet dënimi, përkundrazi, ai është dashur të marrë dënimin më të rëndë të mundshëm.

Sipas tij, ylli portugez duhet të jetë dënuar me 12 ndeshje dhe jo 5, dënim të cilit Federata e Futbollit në Spanjë i dha sot portugezit.

“Jam i zhgënjyer me faktin se nuk i është dhënë sanksioni më i rëndë i mundshëm – 12 ndeshje”, ka thënë Poll.

“Mendoj se ai shpëtoi lehtë, duke marrë dënim prej vetëm 5 ndeshjeve. Mënyra se si ai qëllimisht shtyu gjyqtarin, për të thjesht nuk ka arsyetim”, përfundoi ish-gjyqtari. /Gazeta Blic/