Ronaldo: Do doja që Barça të bënte korridorin e nderit

E publikuar: 16/12/2017 23:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Cristiano Ronaldo nuk i iki pyetjes pas finales së Kupës së Botës për Klube për mundësitë që Barcelona të krijojë një korridor nderi për kampionët në El Clasico.

Portugezi i cili shënoi golin e fitores në finale ndaj Gremios, tha se do ishte i lumtur nëse klubi katalunas do e bënte atë.

“Do ishte mirë, do doja që Barcelona të bënte korridorin e nderit”.

“Shpresojmë të fitojmë ndaj Barçës dhe mundësia për titull të jetë e hapur . Tani duhet të shijojmë çdo moment sepse nuk e dimë çfarë sjellë e nesërmja. Kemi besim, do përmirësohemi ende”, ka thënë Ronaldo.

Ndeshja mes dy klubeve më të mëdha spanjolle luhet të shtunën nga ora 13:00.

Aktualisht Barcelona renditet e para me 39 pikë, kurse Reali në vendin e katër me 31 pikë.

Vlen të theksohet se portugezi ka pasur një fillim jo të mirë të sezonit në La Liga, por një gol në El Clasico disi do shlyente gjithë këtë. /Telegrafi/

Më poshtë keni momentin kur Barca e kishte nderuar Realin në vitin 2008 kur këta të fundit kishin fituar titullin e La Ligas: