‘Ronaldo dhe Bale nuk janë në shitje’

E publikuar: 03/04/2015 10:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

I pari i Real Madridit, Florentino Perez ka thënë se ai nuk mundet që ta paramendojë klubin e tij pa dy lojtarët kryesor, Cristiano Ronaldon dhe Gareth Bale.

Të dy lojtarët janë duke kaluar në një formë të dobët ndeshjeve të fundit, megjithatë Perez insiston se ai nuk e ka menduar kurrë shitjen e tyre. ”Personalisht, nuk mundem që ta mendoj Real Madridin pa Ronaldon dhe Balen, ata janë pjesë e rëndësishme për ne”, tha Perez për shtypin spanjoll./veqsport.com/