Ronaldo dënohet me 23 muaj burg, por dënimi do të përkthehet në 18.8 milionë euro gjobë

E publikuar: 22/01/2019 11:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Cristiano Ronaldo është shpallur fajtorë nga Gjykata Provinciale të Madridit për evazion fiskal.

Portugezi i ka iku taksave nga viti 2011 deri 2014 dhe këtë e ka pranuar edhe vetë ai.

Kështu gjykata i ka shqiptuar atij dëbim me 23 muaj në burg, por pasi natyra e CR7 është jo e dhunshme dhe ai pranoi ofertën e prokurorëve të pagojë 18.8 milionë eurosh, ai nuk do të qëndrojë prapa grilave.

Për shumë vite shmangja e tatimeve nga ish-ylli i Real Madridi ishte krye tema e mediave botërore, por tani kjo mbyllet edhe zyrtarisht dhe i përket të kaluarës.

Ronaldo tani mund të fokusohet 100 për qind të Juventusi ku po kalon në një formë shumë të mirë.

Deri më tani në Serie A portugezi ka shënuar 14 gola dhe ka dhuruar pesë asistime duke e ndihmuar Zonjën e Vjetër të qëndrojë në krye të kampionatit elitar spanjoll.

Vlen të theksohet se Cristiano në Madrid ishte i shoqëruar nga e fejuara Georgina Rodriguez.  /Telegrafi/