Ronaldinho: Beteja mes Messit dhe Ronaldos është mirë për futbollin

E publikuar: 19/03/2018 19:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sipas legjendës braziliane dhe botërore, Ronaldinho, gara mes ikonës së Barcelonës, Lionel Messi dhe atij të Real Madridit, Cristiano Ronaldo, është e mirë për futbollin dhe sportin.

Messi dhe Ronaldo i kanë fituar së bashku plot 10 Topa të Artë, shkaku i golave të shumtë, trofeve, formës dhe shumë rekordeve.

Pra ka 10 vite që është hapur një debat se cili është futbollisti më i mirë në botë dhe tani këtij i është shtuar edhe legjenda braziliane, Ronaldinho.

Debati se cili prej tyre mund të konsiderohet më i madhi vazhdon të tërbohet dhe Ronaldinho e konsideron duelin e tyre të jetë i dobishëm për të dy lojtarët dhe sportin e tyre.

CR7 apo Messi?

“Kjo është një luftë e shëndetshme, e cila është e mirë për futbollin”, ka thënë fillimisht Ronaldinho për Metro US.

“E gjithë kjo sepse ata janë dy lojtarë që janë gjithmonë aty për të përcaktuar se kush do të fitojë Topin e Artë, për të parë se kush do të jetë më i miri në botë”.

“Pra, kjo është një luftë që është e mirë për futbollin dhe të gjithë ata që e duan këtë sport”, përfundoi legjenda braziliane.

Ndryshe, edhe ky sezon pritet të jetë garë mes dy yjeve të mëdha të futbollit, pasi sikurse argjentinasi edhe portugezi kanë shënuar shumë gola dhe skuadrat e tyre janë në garë për trofe të rëndësishëm. /Telegrafi/