Ronaldihno: E dëshiroja Lampardin tek Barcelona

E publikuar: 08/03/2015 11:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Legjenda e futbollit dhe skuadrës së Barcelonës, Ronaldinho është shprehur se është shumë i penduar që nuk ka pasur mundësi të luaj përkrah legjendës së Chelseas, Frank Lampard. Ronaldinho ka pranuar se ai e ka këshilluar ekipin e Barcës për të bërë oferta drejt tij, mirëpo ishte vetë Lampard i cili ka refuzuar cdo ofertë që ka ardhur në drejtim të tij. “I kam thënë Rijkaard se ne (Barcelona) duhet të nënshkruajmë me të, mirëpo Lampard nuk dëshironte të largohej nga Chelsea”. “Jam i sigurtë se as ekipi i Chelseas nuk do ta kishte lejuar të largohet, në atë kohë ai ishte njëri nga më të mirët ne Europë. Goli i tij rekord nga mesfusha ishte gjëja që më impresionoi më së shumti”, ka thënë ai për Daily Star.