Rona Nishliu duket krejt tjetër me stilin e ri të flokëve

E publikuar: 07/07/2018 07:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Këngëtarja e njohur, Rona Nishliu njihet për stilin e saj të veçantë në veshje por edhe në pamje.

Ajo zakonisht aplikon një grim të lehtë dhe të thjeshtë e nganjëherë nuk heziton të dal në publik edhe pa grim.

Megjithatë, zëri i fuqishëm i skenës muzikore së fundi ka befasuar me pamjen e saj. Këngëtarja 31-vjeçare ka publikuar një fotografi shumë më ndryshe nga të tjerat, ajo shihet shumë më e grimuar por edhe më e veçantë.

“Nuk mund t’i besoja syve kur pashë këtë grim në pasqyrë”, ka shkruar mbi imazhin e publikuar në llogarinë e saj zyrtare “Instagram”.

Zëri drithërues i “Eurovisionit 2012”, Rona Nishliu ka kohë që nuk ka sjell ndonjë projekt të ri muzikor.