Romagnoli: Shpresojmë të vazhdojmë me këtë ritëm

E publikuar: 05/11/2018 01:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kapiteni i Milanit, Alessio Romagnoli, ka folur pas fitores 0-1 ndaj Undineses e cila erdhi në minutat shtesë pas golit nga ai.

Italiani u shpreh i lumtur me periudhën që po kalon te kuqezinjtë dhe shpreson që skuadra të vazhdon me rezultate të mira.

“Do mundohem të jap më të mirë dhe shpresojmë që të vazhdojmë më këtë ritëm”, ka thënë Romagnoli për Sky Sport Italia.

Alessio Romagnoli duke festuar golin ndaj Udineses (Foto: Alessandro Sabattini/Getty Images/Guliver)

“Ndoshta jemi më të vendosur se më parë, kemi lejuar shumë ndaj Cagliarit, Empolit dhe Atalantas. Jemi më të bashkuar dhe të motivuar në çdo mënyrë”.

“Nuk ka zgjidhje të parë apo të dytë, të gjithë ne luajmë për një klub të madh dhe dëshirojmë të japim më të mirën. Ishte një ndeshje e madhe, kemi vuajtur në pjesën e parë, por rrëmbyem një fitore të rëndësishme”.

“Me shumë mundësi kjo është periudha ime më e mirë që kur i jam bashkuar Milanit, shpresoj që gjëra më të mirë të vijnë në të ardhmen”, ka shtuar kapiteni për fund.

Ndeshja e ardhshme e Milanit në Serie A është kundër Juventusit. /Telegrafi/