Romagnoli: Icardi fantastik, por Higuain më i miri në botë

E publikuar: 17/10/2018 19:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mbrojtësi i Milanit, Alessio Romagnoli, ka folur për Sky para Derby della Madonnina .

Italiani thotë se kuqezinjtë kanë kualitete më të mëdha se nga sezone e fundit dhe pret një fitore.

“Jemi më të fortë se në vitet tjera, nga derbit tjerë. Kemi ambicie të larta dhe mund të bëjmë mirë”

“Icardi në zonën e rreptësisë është fantastik, është e vështirë ta markosh dhe e mirë në të njëjtën kohë. Higuain është një sulmues ndryshëm, një nga më të mirët në botë, mos të them më i miri”.

“Kemi besim të pakufizuar me Gattuson, është një person me zemër dhe është gjithmonë në anën tonë. Ekipi do të vdiste për të, e rëndësishme është të qëndrojmë bashkë”.

“Objektivi? Të arrijmë sa më lart në Serie A dhe Ligën e Evropës, jam i bindur se do të jetë një ndeshje e madhe të dielën”, ka thënë Romagnoli.

Aktualisht Milani renditet në vendin e dhjetë me 12 pikë, kurse Interin në vendin e tretë me 16 pikë. /Telegrafi/