Romagnoli: Higuain është sulmuesi më i mirë në botë

E publikuar: 07/02/2019 16:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Alessio Romagnoli beson se sulmuesi i Chelseat, Gonzalo Higuain, është më i miri në botë.

Higuain shënoi gjashtë gola në gjysmën e parë të sezonit të Serie A, por forma e tij gjatë 15 ndeshjeve e pa shpesh pjesë të kritikave sulmuesin argjentinas.

31-vjeçari ka ndërruar Italinë për Anglinë muajin e kaluar pasi Chelsea ranë dakord për një kontratë huazimi me klubin amë Juventusin dhe Milani vendosi ta zëvendësoj me Krzysztof Piatek nga Genoa.

Pas dështimit për të shënuar në dy ndeshjet e para të Chelsea, Higuain gjeti dy herë rrjetën kundër Huddersfield Town dhe kapiteni i Milanit, Romagnoli ka pranuar se ndihej keq për largimin e tij nga San Siro.

“Unë ende mendoj se ai është sulmuesi më i mirë në botë”, ka thënë fillimisht Romagnoli për Calciomercato .

“Më vjen keq që ai vendosi të largohet, por respektojmë vendimin e tij”.

“Ai është një mik i imi dhe nëse është i lumtur, unë jam në rregull me të”.

“Tani kemi lojtarë të tjerë që nuk do të na bëjnë të pendohemi për largimin e tij”., përfundoi kapiteni i Milanit. /Telegrafi/