Roma synon transferimin e Zapatas

E publikuar: 22/02/2019 16:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Duvan Zapata është duke kaluar stinorin më të mirë në karrierën e tij.

Sulmuesi kolumbian ka shkëlqyer me fanellën e Atalantës këtë edicion ku ka shënuar 16 gola në Serie A dhe ka dhuruar katër asistime.

Përveç golave të shënuar në kampionat, kolumbiani ka realizuar edhe dy të tjerë në Ligën e Evropës si dhe tre në Kupën e Italisë.

21 golat e shënuar me fanellën zi kaltër kanë bërë që Roma ta ketë në shënjestër sulmuesi kolumbian.

Në fakt Zapata është i huazuar tek Atalanta nga Sampdoria dhe klubi bergamas nuk e ka drejtën e blerjes.

Klubi kryeqytetas po mendon që në verë ta shesë boshnjakun Edin Dzeko dhe atë ta zëvendësoj me Zapatan.

E për të arritur deri te Zapata, Roma duhet të shpenzojë mbi 40 milionë euro.

Në garë për lojtarin është edhe gjiganti tjetër italian, Inter por edhe ekipet angleze si West Ham United e Everton. /Telegrafi/