Roma synon transferimin e Ruganit, Monchi fillon bisedimet me agjentin e lojtarit

E publikuar: 23/11/2018 13:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Daniele Rugani është i vendosur të largohet nga kampioni në fuqi i Italisë, Juventus.

Mbrojtësi italian nuk po gjen hapësira tek Juventus dhe kjo ka bërë që të kërkojë largimin.

Maurizio Sarri ka insistuar për ta transferuar qendërmbrojtësin në Chelsea, por Juventus ka refuzuar ofertën e londinezëve.

Calciomercato ka raportuar se Roma mund të jetë klubi i ardhshëm i Ruganit.

Drejtori sportiv i Romës, Monchi ka pasur takim me agjentin e lojtarit për të biseduar rreth të ardhmes së tij.

Daniele Rugani. (Photo by Francesco Pecoraro/Getty Images/Guliver)

Ruganit po i pëlqen ideja për t’iu bashkuar Romës pasi klubi nga kryeqyteti italian i garanton një vend titullari.

24-vjeçari pritet të kërkojë nga klubi ta lirojë gjatë afatit kalimtar të janarit për t’iu bashkuar Romës.

E për ta finalizuar transferimin e qendërmbrojtësit, Roma pritet të paguajë rreth 30 milionë euro.

Kujtojmë që kontrata aktuale e Ruganit me Juventusin skadon në verën e vitit 2021. /Telegrafi/