Roma rikthen interesimin për Quinteron, rivalizon Barcelonën dhe Dortmundin

E publikuar: 07/07/2018 13:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Juan Quintero është cilësuar si njëri nga futbollistët më të talentuar vite më parë.

Futbollisti kolumbian luajti te Pescara në Serie A dhe pastaj iu bashkua Portos për 10 milionë euro.

Pas një stinori të mirë në Porutgali, karriera e Quinteros shkoi duke rënë dhe lojtari u huazua tri herë nga Porto.

Quintero duke festuar golin e shënuar ndaj Japonisë. (Getty Images)

Rennes, Medellin dhe së fundmi River Plate ishin tri ekipet e fundit ku ishte i huazuar Quintero.

Por aktivizimi në kampionatin botëror Rusia 2018 nga Kolumbia ia ngritur vlerën lojtarit.

25-vjeçari ka luajtur në katër takime duke zhvilluar lojëra të mëdha dhe duke shënuar një gol të bukur.

Kjo ka bërë që për të ta rikthejë interesimin gjiganti italian Roma.

Kryeqytetasit e kishin kërkuar edhe më herët Quinteron, ndërsa tani po shpresojnë ta transferojnë për një shumë rreth 25 milionë euro.

Gjithsesi Roma nuk do ta ketë të lehtë këtë transferim, pasi për lojtarin në garë janë edhe Borussia Dortmund dhe Barcelona. /Telegrafi/