Roma ofron 40 milionë euro për Bailey

E publikuar: 16/08/2018 18:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Roma thuhet se ka ofruar 40 milionë euro për sulmuesin e Bayer Leverkusenit, Leon Bailey, por çmimi i kërkuar nga gjermanët është 50 milionë euro.

Afati kalimtar i transferimeve të Serie A mbyllet të premten në ora 19.00 dhe ka ende kohë për të bërë një ndonjë marrëveshje të fundit.

I tillë është klubit nga kryeqytetit italian, Roma, që dëshiron ta bëjë edhe një goditje para mbylljes së afatit kalimtar.

Asistenti i drejtorit sportiv të Romës, Monchi, Frederic Massara, ishte ndodhur në selinë e transferimeve në Milano këtë pasdite, duke sugjeruar se bisedimet janë në vazhdim.

Sipas mediumit Mediaset Premium, lojtari në fjalë është sulmuesi i reprezentacionit xhamajkan, Bailey.

Një ofertë prej 40 milionë eurosh thuhet se është në tavolinë nga Roma për Baileyn, por as kjo nuk pritet të mjaftoj.

Kjo pasi, klubi gjerman, Bayer Leverkusen dëshiron 50 milionë euro për talentin 21-vjeçar.

Bailey shënoi 12 gola dhe bëri gjashtë asistime në 34 ndeshje konkurruese për klubin gjerman në sezonin e kaluar. /Telegrafi/