Roma nuk heqë dorë nga Belotti, italiani shihet si zëvendësues i Dzekos

E publikuar: 23/02/2019 09:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Andrea Belotti duket se po kalon muajt e tij të fundit si futbollist i Torinos.

Sulmuesi italian nuk e ka këtë edicion shkëlqimin e vitit të kaluar dhe kjo ka zbehur edhe çmimin që Torino po kërkon për të.

Torino vitin e kaluar kërkonte 100 milionë euro për ta lënë të lirë kapitenin e saj.

Por Belotti këtë vit nuk ka shënuar më shumë se nëntë gola dhe kjo ka bërë që çmimi i tij të bie në 50 milionë euro.

Është skuadra nga kryeqyteti italian, Roma që ka shprehur interesim për ta transferuar Belottin në Olimpico.

Andrea Belotti. (Foto: Giuseppe Bellini/Getty Images/Guliver)

Roma u interesua për transferimin e italianit edhe vitin e kaluar por në fund nuk u arrit marrëveshja mes klubeve.

Corriere Dello Sport tani ka shkruar se Giallorosët janë gati të ofrojnë 45 milionë euro para kesh si dhe Diego Perottin në këmbim të Belottit.

Tani topi kalon tek Torino nëse do të pranojnë këtë ofertë apo jo, pasi dëshira e lojtarit është ta vesh fanellën e Romës.

25-vjeçari Belotti ka një kontratë aktuale me Torinon deri më 30 qershor të vitit 2021. /Telegrafi/