Roma mendon për transferimin e Depayt

E publikuar: 10/05/2018 19:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Skuadra nga kryeqyteti italian, Roma po mendon ta përforcojë repartin ofensivë për edicionin e ri.

Emri i parë për fazën e sulmit te Giallorosët është sulmuesi i talentuar holandez, Memphis Depay.

Ish-anëtari i Manchester United ka pasur një sezon fantastik me fanellën e Lyonit në Ligue 1.

Kësisoj drejtori sportiv Monchi po e dëshiron transferimin e tij në Olimpico.

Mediat italiane kanë raportuar se Roma është e gatshme të shpenzojë deri në 40 milionë euro për sulmuesin anësorë.

Arritja në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve ka pasuruar Giallorosët të cilët pritet të hynë fuqishëm në tregun e transferimeve.

24-vjeçari ka kontratë me Lyonin deri në qershor të vitit 2021.

Depay këtë edicion ka shënuar 19 gola dhe ka dhuruar 16 asistime në të gjitha garat.

Interesim për sulmuesin anësorë ka shprehur edhe Milan, Borussia Dortmund dhe Atletico Madrid. /Telegrafi/