Roma futet në garë për mesfushorin e Salzburgut, Samassekou

E publikuar: 22/11/2018 23:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Diadie Samassekou është njëri nga lojtarët më të talentuar në Evropë, në pozitën e tij si mesfushor qendror.

Futbollisti nga Mali, ka shkëlqyer me fanellën e gjigantit austriak Red Bull Salzburg në dy vitet e fundit.

22-vjeçari ka qenë ndër lojtarët më meritor për Salzburgun që arriti deri në gjysmëfinalen e Ligës së Evropës vitin e kaluar.
Por lojtari ka treguar vazhdimësi edhe këtë edicion duke qenë lider i klubit austriak.

Në 21 ndeshje të zhvilluara në të gjitha garat, Samassekou ka shënuar një gol dhe ka bërë tri asistime.

Paraqitjet e tij të mira nuk kanë shkuar huq pa u vënë re nga skuadrat e mëdha evropiane.

Roma është futur fuqishëm në garë për transferimin e mesfushorit afrikan.

Por Giallorosët për ta transferuar lojtarin duhet ta mposhtin konkurrencën e Chelseat, Milanit, Marseilles dhe Dortmundit.

Salzburgu për ta lënë të lirë xhevahirin e tyre po kërkojnë rreth 25 milionë euro. /Telegrafi/