Roma fiton në ‘Olimpico’ ndaj Portos, por kualifikimi do të vendoset në ‘Dragao’

E publikuar: 13/02/2019 04:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Roma ka arritur të shënojë fitore ndaj Portos me rezultat 2-1 në ndeshjen e vlefshme për 1/16 e Ligës së Kampionëve.

Pjesa e parë ishte e qetë me të dy skuadrat që më shumë kalkulonin.

Rastin më të mirë në këtë pjesë lojë e kishte Edin Dzeko, i cili gjuajti bukur në minutën e 38-të.

Fraksioni i dytë ishte më interesant ku nuk munguan golat.

Bryan Cristante provoi i pari, ndërsa Porto u kundërpërgjigj me Danilo Pereira.

Minuta e 70-të solli golin e parë. Edin Dzeko pason te Nicolo Zaniolo që shënoi për 1-0 me një goditje të bukur.

Edin Dzeko në aksion . (Photo by Paolo Bruno/Getty Images)

Pas gjashtë minutash Roma shënoi edhe një herë. Përsëri ishte Nicolo Zaniolo që shënoi në portën e zbrazët pasi fillimisht Dzeko goditi shtyllën (2-0).

Por Porto u kthye në lojë pas tre minutash.

Adrian shënoi për 2-1 nga brendësia e zonës në minutën e 79-të.

Roma mori një rezultat të mirë, por që nuk i siguron shumë qetësi për ndeshjen kthyese që do të zhvillohet pas dy javësh. /Telegrafi/