Roma fillon bisedimet me Milanin për Suson

E publikuar: 31/07/2018 11:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Raportohet se Roma ka kontaktuar Milanin për Suson.

Ndërsa klubi nga kryeqyteti italian në një marrëveshje të mundshme është gati të fusë edhe Diego Perottin.

Edhe pse Giallorossët kanë transferuar 13 lojtarë deri më tani, ata nuk e kanë ndërmend të ndalen.

Suso në ndeshjen mes Saplit dhe Milanit në Stadio Paolo Mazza (Foto: Getty Images)

Sipas Corriere dello Sport, drejtori sportiv Monchi e ka shënjestëruar spanjollin si cakun kryesor për ditët e mbetura të afatit kalimtar.

E përditshmja spanjolle thotë se dy klubet tashmë kanë filluar bisedimet.

Në marrëveshje mund të përfshihet edhe argjentinasi Perotti, që në sezonin e fundit shkëlqeu me skuadrën romake.

Në sezonin e fundit Suso shënoi tetë gola në 50 paraqitje në të gjitha garat, kurse nën anën tjetër Perotti tetë gola në 35 paraqitje. /Telegrafi/