Roma do ta shesë Alissonin, menjëherë kërkon Suson dhe Malcolmin

E publikuar: 18/07/2018 23:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Roma ka pranuar ta shesë portierin Alisson Becker te Liverpooli për një shumë prej 73 milionë eurosh.

Tashmë pritet vetëm konfirmimi zyrtar dhe me shitjen e portierit brazilian, Roma po lëvizë për të mbushur zbrazëtirat në skuadër.

Suso mbetet në interesin serioz të Romës, por jo vetëm ai.

Di Marzio shkruan se Malcolm është po ashtu një prej synimeve të Romës.

Evertoni është më pranë brazilianit pasi edhe Interi ishte në bisedime me të.

Roma kështu vazhdon fushatën transferuese dhe do të jetë mjaft e ngarkuar sidomos në gusht në përgatitje të një ekipi sa më solid. /Telegrafi/