Roma dhe Milani luajnë baras në derbin e javës

E publikuar: 04/02/2019 04:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Roma dhe Milani janë ndarë baras (1-1) në kryendeshjen e javës së 22-të në kampionatin italian që u zhvillua në Stadio Olimpico.

Zhvillohej minuta e 26-të kur Krzysztof Piatek pranoi një top nga Lucas Paqueta dhe e zhbllokoi rezultatin.

Krzysztof Piatek shënoi për Milanin (Foto: Paolo Bruno/Getty Images/Guliver)

Nikoqirët kërkuan ta barazonin rezultatin dhe rrezikuan përmes Patrik Schick dhe Edin Dzeko në fund të pjesës së parë, mirëpo shkuan në pushim me disavantazh.

Por, me të filluar gjysma e dytë (46′), rezultati u barazua. Goditja e Schick u bllokua, ndërsa aty ishte Nicolo Zaniolo që e shfrytëzoi topin e kthyer dhe shënoi.

Nicolo Zaniolo e barazoi rezultatin (Foto: Paolo Bruno/Getty Images/Guliver)

Giallorossët u përpoqën ta përmbysnin rezultatin duke rrezikuar përmes Edin Dzekos e Lorenzo Pellegrinit, megjithatë nuk u treguan të saktë.

Nga ana tjetër, Robin Olsen e mbrojti goditjen e Diego Laxalt për ta mbajtur rezultatin e barabartë.

Roma është në vend të pestë në tabelë me 35 pikë, një më pak se Milani që ndodhet në vend të katërt. Rossonerët qëndrojnë katër pikë prapa rivalit lokal, Inter, që mban vendin e tretë.

Në xhiron e ardhshme, Giallorossët luajnë si mysafirë të Chievos, ndërsa kuqezinjtë janë nikoqirë të Cagliarit. /Telegrafi/