Roma dhe Interi në garë për Zapatan

E publikuar: 21/01/2019 03:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Raportohet se Roma dhe Interit kanë shfaqur interesim për të nënshkruar me Duvan Zapatan e Atalantas.

Sulmuesi kolumbian po kalon formë të mirë këtë sezon, tashmë ka shënuar 14 gola dhe ka dhuruar pesë asistime për skuadrën e Gian Piero Gasperinit.

Së fundmi lojtari arriti të shënojë katër gola në ndeshjen kundër Frosinones, kur zikaltrit e fituan me rezultat 5-0.

Sipas Calciomercatoweb.it,  këto shifra kanë bërë që lojtari të vendoset në listën e dëshirave të Interit dhe Romës.

Giallorossëve iu duhet më shumë pasi Edin Dzeko dhe Patrik Schick po kalojnë në një formë jo të mirë. Por, kush do që ta blejë 27-vjeçarin duhet të paguajë 40 milionë euro.

Zapata është huazuar nga Sampdoria në verën e fundit për 14 milionë euro, por me mundësi blerje për 12 milionë tjerë.

Ish-ylli i Estudiantes në Serie A është që nga viti 2013 ku ka luajtur për skuadra si Napoli, Udinese, Sampdoria dhe Atalanta. /Telegrafi/