Rolls-Royce Wraith me disa pjesë nga ari (Foto)

E publikuar: 12/11/2015 20:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kompania për rregullimin e veturave, Office-K, është përkujdesur për modifikimin e kësaj Coupe luksoze britanike.

Kjo veturë luksoze është e bazuar në modelin e modifikuar Wald Wraith dhe posedon të njëjtin Aero Body Kit, transmeton Koha.net. Por kompania Office-K ka bërë një punë të jashtëzakonshme, duke vendosur disa pjesë të arit në të, gjë që e bëri këtë Rolls-Royce të duket sikur të ishte i ndonjë sulltanit.

Office-K për këtë model ka parashikuar mbrojtësin e ri të përparmë, set pragjesh, mbrojtësin e prapmë me difuzer, rrotat Forgiato me ngjyrë të bardhë në kombinim me ar dhe me diametër prej 24-inç.

Gjithashtu ka parashikuar disa elemente prej ari të vendosura në eksterier, enterier të modifikuar, si dhe sistemin e shkarkimit “Miracle” me tubat me ngjyrë ari.