Rojo: Jam i gatshëm të largohem nga Manchester United

E publikuar: 30/12/2019 23:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Marco Rojo thuhet se është i gatshëm që të largohet nga Manchester United qysh në këtë janar.

Mbrojtësi argjentinas nuk është i lumtur me hapësirën te Djajtë e Kuq dhe po kërkon një aventurë të re.

Sipas Manchester Evening News, Rojo po kërkon kalimin te një skuadër ku mund të luajë standard.

Në garë për transferimin e argjentinasit thuhet se janë disa skuadra nga Liga Premier dhe nga Serie A, por lojtari e do kalimin në La Liga.

Valencia është në mesin e skuadrave të interesuara për shërbimet e Rojos dhe në janar pritet të ndodhë largimi i tij.