Roja i pyllit gati u ngufat nga pitoni që e vuri rreth qafës që të pozojë për një fotografi (Video)

E publikuar: 18/06/2018 18:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sanjoi Dutta mbeti për një moment pa frymë, kur pitoni të cilin e vuri në qafe, iu mbështoll fuqishëm dhe nisi ta ngufaste.

Në prani të shumë njerëzve, roja i një pylli në West Bengal të Indisë, e mbante me krenari reptilin e gjatë dhjetë metra, transmeton Telegrafi.

Por, jo për shumë gjatë dhe sikur mos t’i ndihmonin me shpejtësi, jeta e tij do ishte në rrezik të madh. Madje, atë e zuri paniku, duke bërë që të mos mund të kontrollonte situatën.

Videoja e postuar më poshtë, e tregon momentin rrëqethës, që për fat të mirë përfundoi pa pasoja. /Telegrafi/