Rodriguez në planet e Barcelonës

E publikuar: 30/06/2019 02:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Barcelona ka shprehur interesim për transferimin e Ricardo Rodriguez për një shumë prej afro 15 milionë euro – bën të ditur gazeta spanjolle, Sport.

Rossonerët janë pranë konfirmim të Theo Hernandezit nga Real Madridi, ashtu që Blaugranët kanë shprehur interesim për përfaqësuesin zviceran.

Gjatë të hënës, Hernandez do t’u nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore dhe pastaj do të huazohet në San Siro me opsionin e blerjes për 20 milionë euro në fund të sezonit.

Me këtë rast, Milani nuk do të ketë nevojë për shërbimet e Ricardo Rodriguez apo Diego Laxalt në krahun e majtë të mbrojtjes.

Zvicerani do t’i mbushë 27 vjet në gusht, ndërsa Barca shpreson ta blejë për 15 milionë euro (aq sa e blenë Rossonerët në vitin 2017 nga Wolfsburgu). /Telegrafi/