“Rodrigo Duterte dhe Kim Jong-un”: Dy burrat që kanë habitur publikun në Hong Kong (Foto)

E publikuar: 04/02/2019 23:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mund të duket se bëhet fjalë për presidentin e Filipineve Rodrigo Duterte dhe udhëheqësin e Koresë së Veriut Kim Jong-un, por jo.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për dy persona të cilët ngjajnë shumë me dy liderët dhe të cilët janë parë rrugët e Hong Kongut, madje duke habitur shumë nga njerëzit.

Siç thuhet tutje, bëhet fjalë për dy burrat Cresencio Extreme (që duket si Duterte), si dhe Howard X (si Kim Jong-un).

Çifti, që mbanin një pushkë të rreme, u përshëndetën nga stafi dhe pjesëtarët e publikut teksa arritën në një restorant.

Ata gjithashtu janë bashkuar me masën e së dielës në një kishë. /Telegrafi/