Roboti deshifron dhe e hap në pak sekonda drynin e koduar

E publikuar: 16/05/2015 22:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Është koha të hidhni drynat me kode dhe t’i ktheheni modës së vjetër me dry dhe çelës. Një pirat kibernetikë ka krijuar një pajisje që zbulon kodet e drynave dhe i hap ato për më pak se 30 sekonda. Ai e ka shpjeguar zbulimin e tij në internet. Pirati kibernetikë Samy Kamkar krijoi një pajisje të printuar 3D të bazuar tek Arduino dhe që fuqizohet me energji nga një bateri.

Pajisja mund të deshifrojë kodin e drynit dhe ta hapë atë në më pak se 30 sekonda. Pajisja, e quajtur Combo Breaker, përdor dy motorë, një për të rrotulluar diskun dhe tjetri për të hapur drynin, dhe një softuer që operon me një çip Arduino. Pjesa e jashtme, që bashkon të gjitha pajisjet, është printuar nëpërmjet një printeri 3D. Edhe ju mund të krijoni një pajisje të tillë për më pak se 100 dollarë.